Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri në të mëdha dhe ftohtë. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 2 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup, mot kryesisht me vranësira mesatare dhe me erë veriore të përkohshme të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Vijon periudha e motit me vranësira mesatare deri në të mëdha dhe më ftohtë me erë veriore mesatare deri në të përforcuar, më i shprehur përgjatë Vardarit. Të premten pasdite, gjatë natës së shtunë do të ketë reshje të përkohshme lokale të dëborës.

Baby Boo