Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Paradite moti do të jetë i vranët me reshje të përkohshme të shiut të cilat në disa vende më të ulëta do të kalojnë në borë. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e borës. Reshje të përkohshme të dobëta të borës priten edhe në disa pjesë të Luginës së Shkupit.

Baby Boo

Pasdite reshjet do të ndalojnë dhe do të fillojë kthjellja graduale. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1- deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me shi të përkohshëm i cili në pjesët më të larta të luginave do të kalojë në borë. Pastaj vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore gjatë natës dhe nesër paradite do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e borës. Për shkak të kthjellimit të mërkurën dhe të enjten temperatura e mëngjesit kudo do të jenë negative.