KSI me propozim: Administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia


Ministri i shëndetësisë tha se një ndër masat të cilat ja ka propozuar qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme është që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia. Përpos administratës këtu përfshihen edhe të punësuarit në gjykata dhe komunat.

Ministri tha se Qeveria nesër do të vendos për pakon e masave me të cilat operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23 dhe të kufizohet kapaciteti i transportit publik deri në 50 për qind. Ai tha se shpreson se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të miratohen deri në fund të javës.

Filipçe tha se shpreson që këto masa do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë rezultat atëherë hapi i ardhshëm do të jetë rikthimi i orës policore.

Baby Boo