Moti sot me temperaturë deri -16


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë ftohtë, gjatë ditës me paraqitje të kohë pas kohshme të diellit, ndërkaq në pjesën veriperëndimore të vendit do të paraqiten edhe vranësira.

Siç qëndron në njoftimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë edhe erë e fortë veriore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -16 deri në -3, kurse maksimalja do të arrijë prej -2 deri në 7 gradë celsius.

Edhe në Shkup do të jetë me vranësira dhe me erë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -7, kurse maksimalja do të arrijë në 2 gradë celsius.

Baby Boo