Selimi, Aliji dhe Jakupi, tre gostivaras që ndihmojnë bashkëatdhetarët tanë në diasporë për t’u regjistruar


Atë që nuk e bën shteti e bëjnë ata. Tre qytetarë të Gostivarit të cilët viteve të fundit kanë migruar jashtë vendit janë ngritur në këmbë dhe deri tani kanë ndihmuar për tu regjistruar me mijëra mërgimtarë në diasporë.
Kasam Selimi në Zvicër, Jeton Aliji në Gjermani dhe Islam Jakupi në Austri janë vendosur në dispozicion 24 orë të bashkëatdhetarëve të cilët hasin pengesa gjatë procesit të regjistrimit të popullatës inë Maqedoninë e Veriut që nisi me mërgatën nga 1 marsi dhe do të zgjas deri me 21 prill.

“+5799 të regjistruar deri në ora 11:00, me datë 20.03.2021, ose në total 87905 të regjistruar. Jemi në rrugë të mirë, ta kalojmë mbi 100 mijë plus, këtë fundjavë. Ta shfrytëzojmë çdo moment! Regjistrohu edhe ti, Regjistro familjën tënde, Regjistro çdokënd që njeh. Regjistrohu, Kërko ndihmë, Udhëzohu”, shkruan në statusin e tij të fundit në Facebook, Kasam Selimi, i cili vullnetarisht ndihmon diasporën në Zvicër për t’u regjistruar.

Jeton Aliji ditën kur filloi regjistrimi në disporë, doli me këtë status në rrjetet sociale:
“Kush ka nevojë për ndihmë për regjistrim: Lirisht me shkruani, me thirrni! Me gjithë qejf do ndihmojë!”.
Islam Jakupi i cili ndihmon për regjistrim disporën në Austrisë, tregon për çdo ditë se ku mund ta gjejnë atë bashkëkombasit tanë për udhëzim gjatë regjistrimit. Ai së fundi ka njoftuar se nesër do të ndodhet te Qendrën Kulturore Shqipëtare (Xhamija 12 bezirk).

“Austria vendi i 4, unë mendoj që jemi më shumë, regjistrohuni mos e merni shaka? Nesër pas orës 15 do jem në Qendrën Kulturore Shqipëtare (Xhamija 12bezirk) në shërbimin tuaj për tu regjistruar. Mos e leni pas dore, për hir të kombit dhe flamurit bëjeni regjistrimin…. Të bashkangjitur e keni edhe numrin e qytetarëve të RMV që jetojn në Austri. 23 000, prej tyre hiç më pak por sigurt 18. 000 janë Shqiptarë”, shkruan në Facebook, Islam Jakupi, i cili vullnetarisht ndihmon diasporën në Austri për t’u regjistruar.

Deri në ora 11 të ditës së sotme numri i diasporës së regjistruar, në total ka mbëri 87.905 persona. Për nga nurmi i të regjistruarve, në vend të parë ndodhet Zvicra, pasuar nga Gjermania, Itali, Austria, etj.

Baby Boo