Moti i keq në Turqi, reshjet e borës bllokojnë Stambollin


Turqia ditët e fundit ka patur një motë të keq dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Turqinë duke shkaktuar një sërë problematikash, kryesisht në Stamboll.

Sipas Dailysabah, për shkak të reshjeve të dendura të borës Stambolli është paralizuar, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e më shumë se 200 fluturimeve. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e borës , që nisën të mërkurën në Stamboll, do të jenë më intensive gjatë fundjavës. Paralajmërimet e përsëritura për qytetarët dhe përpjekjet për të mbajtur të pastra rrugët dhanë rezultat të enjten kur reshjet u përkeqësuan.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoğlu tha të premten se reshjet e borës ndikuan gjithashtu trafikun detar të Bosforit dhe tragetet që operonin midis palëve aziatike dhe evropiane janë pezulluar për momentin.

“Nëse jeni të papërgatitur për kushte të tilla moti, mund të rrezikoni edhe jetën e të tjerëve. U bëj thirrje qytetarëve tanë të mos dalin në rrugë nëse nuk e kanë të nevojshme,” tha Ekrem.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu paralajmëroi të enjten, se situata do të ishte “e vështirë” për qytetin midis natës së së shtunës dhe mëngjesit të së dielës, por siguroi se janë vendosur masa për transport të qetë në qytetin me më shumë se 15 milionë banorë. Në video duket me se flokët e dëborës kanë bllokuar Stambollin, në stinën e pranverës.

Baby Boo