Moti i keq, 77 të vdekur dhe qindra të plagosur nga stuhitë


Të paktën 77 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 143 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas stuhive të pluhurit që kanë përfshirë shtetet veriore të Indisë, Rajasthan dhe Uttar Pradesh.

Sipas asaj që shkruan BBC, stuhitë që përfshinë vendin të mërkurën, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, rrëzim të pemëve, shtëpi të shkatërruar dhe dëme të shumta të gjësë së gjallë.

Shumë prej viktimave ishin në gjumë, kur shtëpitë e tyre u shkatërruan pasi u goditën nga rrufe të forta. Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbjet e jetës në këtë shkallë janë të pazakonta.

Stuhitë prekën më së shumti tre zona në Rajasthan, Alwar, Bharatpur dhe Dholpur, ku të vrarë mbetën të paktën 29 persona. Zyrtarët thonë se zona më e prekur është Alwar.

45 persona humbën jetën në Urrat Pradesh, 36 prej tyre në zonën e Agra, që është shtëpia e monumentit Taj Mahal.

Zyrtarët i druhen faktit se numri i viktima mund të rritet. Ndërkohë, qeveria njoftoi se familjet e viktimave do të marrin një shpërblim prej rreth 6 mijë Euro si kompensim.

Baby Boo