Ahmeti: “Elizabeth II ishte dëshmitare dhe me rol të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet që ndryshuan botën”


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës britatnike Elizabeth e II-të. Në këto 70 vite të mbretërimit do të mbahet mend si shembull për shërbimin e devotshëm ndaj popullit dhe përkushtimin për paqe dhe mirëqenie, ka shkruar Ahmeti.

Mbretëresha Elizabeth II ishte dëshmitare dhe me rol të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet që ndryshuan botën, që nga periudha midis dy luftërave, luftën e dytë botërore, luftën e ftoftë, krijimin e Unionit Europian dhe NATO-së, rënien e Murit të Berlinit e gjer tek agresioni rus mbi Ukrainën.

Në këto 70 vite të mbretërimit do të mbahet mend si shembull për shërbimin e devotshëm ndaj popullit dhe përkushtimin për paqe dhe mirëqenie. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes mbretërore dhe mbarë popullit britanik.

Baby Boo