Mot me diell dhe shumë i nxehtë! Aktivizohet faza portokalli


Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht në drejtimin perëndimor. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura maksimale do të arrijë 36 deri në 42 gradë Celsius, ndërsa do të aktivizohet faza portokalli për rre*ziqe nga temperaturat e larta. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë në 42 gradë Celsius.
Për shkak të fazës portokalli, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët të mos dalin pa nevojë në periudhë nga ora 11-16.00 të pasdites, te konsumojnë sa më shumë lëngje, të veshin rroba sa më të lehta dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.

Baby Boo