Mot jostabil nesër dhe pasnesër


Mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima pret që nesër në rajonet malore perëndimore të shtetit. Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë maksimale deri në 35 gradë.

Jostabilitet lokal do të ketë edhe të shtunën rreth mesditës kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore.

Të dielën dhe të hënën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperaturë deri në 36 gradë. Destabilizim i ri i motit pritet sërish të martën drejt të mërkurës./Pacensure