Mosmarrëveshje në trafik, përleshen dy persona nga Gostivari


Gjatë ditës së djeshme diku rreth ora 16:00 personi D.M. (47) nga Vrutoku i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën Vrutok-Gostivar ku kishte qenë duke drejtuar veturën e tij ka qen i su*lmuar fizikisht nga 31-vjeçari B.H. nga fshati Duf i Gostivarit.

Gjatë su*lmit sipas raportit B.H. kishte përdorur një mjet prej druri. Sipas SPB-Tetovë su*lmit i ka paraprij një grindje mes tyre lidhur me mosmarrëveshje në trafik. “Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo