Mosdekretimi i ministrit në Shqipëri, Rama takon Metën


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar përreth një orë në zyrën e presidentit shqiptar Ilir Meta në selinë e Presidencës në Tiranë.

Ende nuk dihet konkretisht se çfarë është diskutuar midis tyre, ndërsa takimi vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u dërgoi mesazh deputetëve socialistë që të mos komentonin për vendimin e Presidentit.

Rama shkruante se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot  kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

Baby Boo