Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 264 raste të reja me koronavirus. gjashtë persona kanë vdekur si dhe janë shëruar 205 të tjerë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 990 mostra, nga të cilat 264 rezultojnë pozitive, 6 raste të vdekjes dhe 205 pacientë janë shëruar”, ka bërë të ditur Ramadani. Ndërkohë, në të dhënat e fundit të publikuara nga IKSHPK është bërë e ditur se rastet e vdekjeve janë nga Prishtina, Gjilani, Mitrovica e Prizreni.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast”, njofton IKSHPK./

Baby Boo