Momenti kur 46 vjeçarja goditet nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj


Një 46-vjeçare është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur përgjatë ditës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, njoftoi tutje Ahmeti.
Mediat kosovare kanë arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në momentin kur e ndjera dhe një tjetër këmbësore goditen nga vetura teksa po kalonin rrugën. /Lajmi.net/
KUJDES, PAMJE TË RËNDA:

https://gorilla.cdnja.co/v/ob/OBvgb.mp4?token=H7CV9ZVzKatg-H4YAewRVg&expires=1640079744

Baby Boo