Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që ende i kanë targat “KS”


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.

Baby Boo