Momenti kur 24 vjeçari dështon ta korruptojë policin dhe i thotë “më fal shef”


Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e shkeljejeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Kontrollet intensive janë përqendruar edhe në rrugën e “Arbërit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rrugorët e Tiranës kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, një i ri K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkoolit me drager.

“Kërkohet informacioni i mjetit dhe jo këto që jepni ju, në rregull?” iu drejtua polici, ndërsa i riu në momentin që tentativa dështoi u tërhoq “Më fal shef, më fal”.

Baby Boo