Mojsoski: Burgun e Idrizovës e gjeta në një situatë katastrofale, të burgosurit po flinin në korridore (Video)


Burgu i Idrizovës ka qenë objekt i kritikave për vitet e trajtimit çnjerëzor të të burgosurve. Në burg, pjesa më e madhe e pajisjeve policore si stacionet e radios, pajisjet e shikimit natën dhe armët e vjetruara nuk janë funksionale. Të burgosurit në ambulancat ose gjykatat transferohen me automjete të improvizuara, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë marr trajtim mjekësor.

Drejtori i ri i Burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski, thotë se burgun e ka gjetur në një situatë katastrofale si për të burgosurit ashtu edhe për punonjësit e policisë së burgjeve.

Aktualisht, ka më pak se 1.000 të burgosur në burgun e Idrizovës dhe sipas drejtorit të Mojsoski ka edhe shtretër të lirë. Sipas drejtorit të “Idrizovës”, numri i të punësuarve në burg është shumë i vogël edhe për këto 1.000 të burgosurit, ndërsa jo më për ata që kanë qëndruar më parë në 1.900 të burgosur.

 

Baby Boo