Mogherini: Ju keni kaluar shumë rrugë të gjatë

Mogherini:Kur më kujtohet se çfarë ndodhi këtu, një vit më parë në Parlament dhe çfarë po ndodh tani unë mund të them se ju keni kaluar shumë rrugë të gjatë

Sot para deputetëve te Republikes se Maqedonisë shefi i politikës së jashtme të BE, Federica Mogerini, në një fjalim para deputetëve në Parlamentin maqedonas, theksoi se rekomandimi i pastër i Komisionit Evropian është rezultat i përpjekjeve të qeverisë, por edhe të bashkëpunimit të opozitës gjithashtu shprehu edhe kënaqësinë që opozita u kthye në organin legjislativ.

Ju ndajni përgjegjësinë për të ardhmen e qytetarëve tuaj. Qeveria ka përgjegjësinë për të hapur hapësirën e opozitës për përfshirjen e përgjithshme dhe opozita ka përgjegjësinë për t’u angazhuar në të gjithë këtë punë,ju gjithashtu keni përgjegjësinë për të identifikuar interesat dhe prioritetet kombëtare të vendit tuajtha Mogherini për deputetëve të Kuvevndit të R.M

Mogerini theksoi se Maqedonia është kthyer në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe ky është vendi ku duhet të gjendet vendi.

“Kur më kujtohet se çfarë ndodhi këtu në Parlament një vit më parë dhe çfarë po ndodh tani unë mund të them se ju keni kaluar shumë rrugë të gjatë. Është mirë që ju u kthyet në rrugë, keni kaluar krizën më të keqe politike dhe institucionale që keni hasur ndonjëherë.
Rekomandimi është një arritje e madhe për të gjithë në vend dhe është mbi të gjitha një arritje që është arritur falë përcaktimit të çdo qytetari të këtij vendi”, tha Mogherini

Ajo vlerësoi reformat deri tani, miratimin e ligjeve në fusha të rëndësishme, por përsëriti se tani është e nevojshme që vendi të përqëndrohet në zbatimin e tyre.

Ajo shprehu besim se negociatat me Greqinë do të çojnë në një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit, i cili do të kënaqë të dyja palët dhe do të jetë bazë për bashkimin e ardhshëm të kontinentit evropian.