Mogherini dhe Hahn: Qytetarët i thanë PO Maqedonisë Evropiane


Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët thanë se shumica dërrmuese e qytetarëve mbështetën marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mënyrë paqësore dhe demokratike, shumica dërrmuese e atyre që përfituan të drejtën e tyre për të votuar thanë “po” për marrëveshjen së Prespës për emrin dhe rrugën evropiane. Kuvendi tani është thirrur të vazhdojë me hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për të miratuar ndryshimet kushtetuese”, shkruhet në deklaratën e Mogherinit dhe Hahnit.

Ky është një rast historik, thonë ata, jo vetëm për pajtimin në rajon, por edhe për përparimin e vendosur në rrugën drejt BE-së.

“Aktualisht, të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë duhet të veprojnë brenda përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë të mbështesë vendin dhe qytetarët e saj”, thanë Mogherini dhe Hahn./Pacensure

Baby Boo