MOGERINI DHE HAN PARALAJMËROJNË PERSPEKTIVËN EVROPIANE TË MAQEDONISË (VIDEO)


Ditë e madhe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin dhe gjithë Bashkimin Evropian. Kështu e kanë vlerësuar ditën e sotme dy komisionerët e BE-së, Federica Mogerini dhe Johanes Han, pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit nga ana e ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias. Han dhe Mogerini thanë se marrëveshja e arritur mes kryeministrave të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras mund të shërbejë si shembull për gjithë Evropën se si dy popuj dhe dy vende fqinjë mund të zgjidhin kontestet mes tyre.

FEDERICA MOGERINI, PËRFAQËSUESE E LARTË E BE-SË
“Shumë njerëz ishin skeptik për mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por ja që edhe ajo u arrit, Kjo e bën Evropën më të qetë, më të bashkuar dhe gjithashtu i hap rrugët gjithë rajonit të Ballkanit për të jetuar një atmosferë më ndryshe, unë shpresoj dhe besoj se kjo gjë do të jetë inspirim për shume vende të  rajonit për të ndërmarrë hapa të guximshëm, dhe për të gjithë Evropën”

JOHANES HAN, EUROKOMISAR
“Tani duhet të ndërmerren hapat e ardhshme që çojnë drejt integrimit në BE. Secili do e vërejë se kjo marrëveshje është e mirë, është një kompromis i mirë, një marrëveshje në të cilën secili duhet të lëshojë ngapak pe, për të mirën e të gjithëve. Këtu jemi në një pejsazh fantastik dhe mund të bëhet diçka për ta përmirësuar edhe këtë rajon. Kjo marrëveshje do të kontribuojë për një jetë më të mirë të qytetarëve të këtij vendi”

Mogerini është shprehur po ashtu e bindur se pas dy javëve, këshilli i ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të konfirmojë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe do t’i japin Maqedonisë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Këto komente dy zyrtarët e lartë të BE-së i bën para drekës zyrtare që u shtrua në pjesën e Prespës në Maqedoni. Deri këtu kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të dy vendeve, si dhe miqtë ndërkombëtarë erdhën përmes liqenit të Prespës pas nënshkrimit të marrëveshjes që u realizua në pjesën greke të Prespës.

 

Baby Boo