Mobilizohen fansat e Thaçit, gjejnë mbështetje te faqet e Argjentinës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht është duke e zhvilluar një intervistë në T7. E për tu përkujdesuar për shikushmërin, duket se janë aktivizuar militantët e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Siç shihet, militantët dhe përkrahësit e tij – ia kanë shpërnda intervistën edhe në faqet argjentinase. Intervista e të parit të shtetit është shpërnda në faqen “MUSICA DEL LOS ’80”, të Argjentinës.

Përpos, faqes nga Argjentina, intervista e Thaçit është shpërnda edhe në shumë faqe të huaja angleze.

Kështu, lufta ndërmjet militantëve për t’ja rritur shikushmërin liderve të tyre, po rritet vazhdimisht.

Kjo pasi që mbrëmë, po kështu u aktivizuan edhe militantët e kryministrit Kurti, duke ia shpërnda intervistën e tij edhe në faqe të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, madje aktivistët e Vetëvendosjes u përkujdesën që emisionin ku ishte lideri i tyre ta shikojnë edhe nga Egjipti. Ishin 5o mijë të tilla.

Baby Boo