Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Nga të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik del se gradualisht në Maqedoninë e Veriut po bie numri i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra.

Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

5 persona e kanë humbur jetën, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe.Të gjithë pacientët kanë vdekur në Spitale.
Nga ana tjetër të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 pacientë të shëruar.

Baby Boo