Mjekët italianë arrijnë të izolojnë koronavirusin


Mjekët e një spitali në Romë kanë arritur të izolojnë koronavirusin kinez.

Njoftimi erdhi nga ministri Italian i shëndetit, Roberto Speranza, që nënvizon se zbulimi do t’I vendoset në dispozicionin komunitetit shkencor ndërkombëtar.

Ky zhvillim shton shpresat për gjetjen e një kure apo të një vaksine sa më parë që të jetë e mundur. Gjithashtu u mundëson mjekëve që t’i mbrojnë të infektuarit me virusin kinez nga komplikacionet e mundshme.

Izolimi i koronavirusit erdhi brenda 48 orëve nga momenti kur u diagnostikuan dy rastet e para në Itali.

“Tani vaksina është më pranë”, theksoi drejtoresha e laboratorit në Romë, Maria Capobianchi. Autoritetet italiane e konsiderojnë një hap të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shkencor, megjithatë izolimi i koronavirusit ishte bërë i mundur edhe në Kinë, Australi dhe Francë.

Baby Boo