Deda: “Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njëjtë si Thaçi sot”


Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, duke thënë se Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njëjtë si Thaçi në lidhje me idenë se perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh në ish-Jugosllavi.

Deda ka shkruar se pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin dhe të tillë edhe do të mbesin.

Madje ai ka shtuar se Presidenti Thaçi as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Deda.

“Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njëjtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.

Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.

E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Deda.

Baby Boo