Mitsotakis: Greqia për herë të parë ka pranuar komb dhe gjuhë maqedonase


Greqia, për herë të parë ka pranuar komb maqedonas dhe gjuhë maqedonase për fqinjët tanë verior. Elemente që përfaqësojnë rrënjë të irredentizmit, tha lideri i partisë opozitare Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis në diskutimin e sotëm në Parlamentin grek, shkurtë para se të dorëzojë kërkesë për votëbesim të Qeverisë së kryeministrit Alexis Tsipras,

“A mund të më tregoni, pse në marrëveshjen tuaj, banorët e Maqedonsië Veriore do të quhen thjeshtë maqedonas dhe do të flasin maqedonisht?, e pyeti Mitsotakis kryeministrin Tsipras dhe e përsëriti qëndimin e tij se “pranimi i gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas janë lëshim i papranueshëm kombëtar”.

Mitsotakis e akuzoi kryeministrin grek se gënjen edhe në lidhje me atë se emrin e ri, Maqedonia Veriore, Greqia do ta përdorë pa përkthim në gjuhën greke, gjegjësisht ashtu si shqiptohet në gjuhën maqedone, sepse diçka e tillë nuk është cekur në tekstin e marrëveshjes me Maqedoninë.

Baby Boo