Ministria me korrigjim: Nuk ka 22-vjeçar vi*ktimë nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka dërguar korrigjim në lidhje me statistikat e sotme për Covid-19.
Njoftojnë, se 22 vjeçarin nga Struga, që u tha se është vi*ktima më e re nga Covid-19, është bërë gabim.
Gjegjësisht, sqarojnë se në Strugë është regjistruar vi*ktimë e moshës 72-vjeçare.
“Ministria e Shëndetësisë e informon publikun, se në raportin e sotëm për koronavirusin, gjatë ditës që lëmë pas, është bërë gabim. Në raport nuk ka pacient 22-vjeçar, gjegjësisht, vi*ktima nga Struga është 72-vjeçar”, thanë nga Ministria, transmeton TV21.

Baby Boo