Pasta me nutella, trendi i ri që po bën bujë në internet


Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit e tyre një recetë gatimi mjaft të çuditshme.
Pasta e shoqëruar me nutella duket se është trendi i ri i ushqimit.

Disa njerëz kanë ndarë fotografi të kësaj recete në Twitter, dhe përderisa për dikë është një shaka, të tjerët duket se e shijojnë vërtet pjatën, shkruan Dailymail.

Fotot e makaronave me Nutella kanë marrë reagime nga më të ndryshmet, për disa komentues është nevrike diçka e tillë e disa të tjerë e presin mjaft pozitivisht këtë ide.

“Është me të vërtetë shumë e shijshme,” shkroi një tifoz në Twitter pasi e provoi këtë kombinim.
Por edhe ata që kanë qenë mjaft aventurierë për të provuar recetën, e dinë se nuk është shija e të gjithëve.

Baby Boo