Ministria e Kulturës: “Aplikim online për konkursin vjetor 2022”


Ministria e Кulturës publikoi konkursin vjetor për mbështetje të projekteve me interes kombëtar për vitin 2022, në të cilin këtë vit për herë të parë do të aplikohet në mënyrë elektronike. Ministrja Irena Stefoska, theksoi se përveç shkurtimit të kohës, në këtë mënyrë eliminohen të gjitha mundësitë për keqpërdorime, gjegjësisht nuk do të ketë mundësi për ndërrim apo shtim të dokumenteve pas përfundimit të aplikimit.

IRENA STEFOSKA, MINISTRE E KULTURËS
“Me këtë e eliminojmë edhe çdo dyshim për sjellje eventuale korruptive gjatë këtij procesi. Në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës, përskaj aplikimit elektronik janë publikuar kushtet e përgjithshme dhe kushtet për aplikim në ndonjë aktivitet. Kushtoni vëmendje veçanërisht në pjesën e kushteve, se me sa projekte mund të konkurohet në ndonjë aktivitet.”

Ministrja tha se edhe përskaj faktit që aplikacioni është mirë I rregulluar që të përpunojë të gjitha aplikimet, megjithatë nuk duhet të pritet momenti I fundit për aplikim, pasi siç tha ajo edhe sistemi më i përsosur nuk do ta duronte një gjë të tillë .

IRENA STEFOSKA, MINISTRE E KULTURËS
“Me këtë aplikacion përshpejtohet i gjithë procesi nga paraqitja deri te përgatitja e vendimit, të rikujtoj se me mbylljen dhe dorëzimin e paraqitjes, secili përdorues në mënyrë aktive merr numër arkivorë në email adresën e personale. Në të gjithë procesin shkurtohen dy muaj për shkak të paraqitjes së aplikimeve në mënyrë manuale.”
Afati për paraqitje në konkurs fillon nga sot dhe zgjat deri më 6 nëntor. Ndërsa aplikimi është i thjeshtë dhe është në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Baby Boo