Ministria e Drejtësisë paralajmëron model të ri të Komisionit për Antikorrupsion

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, sot deklaroi se nuk bëhet fjalë për Ligj për ndalimin e korrupsionit dhe njëra nga detyrat e grupit punues është që të definohet model i ri i Komisionit Antikorrupsion që do të jetë i liruar nga ndikimet politike dhe që do të ketë qëllime që metë vërtetë të kryejë punën e ashtu siç duhet.

Sigma Doors

“Dilema ishte se a ja vlen të formohet Komisioni Antikorrupsion me afat të shkurtër, sipas ligjeve pozitive ose, të formohet Komision që do të ketë kapacitet. Mendimi im është që të kemi ndryshime thelbësore, dhe jo vetëm t’i përmbushim disa kërkesa dhe të tregojmë se kemi bërë diçka. Interesi dhe dëshira është të kemi Komision Antikorrupsion që ka kapacitet ta kryejë funksionin”, deklaroi Deskoska para fillimit të debatit për luftë kundër korrupsionit.

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Qeverisë dhe se nga më shumë instrumente në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëra nga organizatat ndërkombëtare е cila jep rekomandime në Republikën e Maqedonisë edhe në vendet e tjera për kapërcimin të problemit me korrupsionit është “GREKO”. Për fat të keq duhet të konstatoj se ne kishim rekomandime që duhet t’i plotësojmë, dhe janë dhënë që nga viti 2013 dhe pjesë e atyre rekomandimeve ende nuk janë plotësuar. Kështu që së shpejti do të formohet Komision që do të punojë për implementimin, por edhe për mbikëqyrjen e këtyre rekomandimeve. Qëllimi është që të merremi vesh në pjesën e legjislacionit që do të thotë se do të kemi standarde evropiane për luftimin e korrupsionit, e më pastaj me mekanizma tjera që duhet të ndihmojnë në implementimet ligjeve”, tha Deskoska.