Studimi: Përdorim i tepruar i antibiotikëve te pacientët me COVID-19


Një studim në SHBA zbuloi se antibiotikët janë përdorur tepër për të trajtuar pacientët me COVID-19, duke ngritur shqetësimin e gjerë për përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve gjatë pandemisë. Sipas studimit të organizatës jofitimprurëse Pew Charitable Trusts, më shumë se gjysma, 52 për qind e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në SHBA morën antibiotikë gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë.
Sa më shumë që përdoren antibiotikë, bakteret më shpejt rezistojnë ndaj antibiotikëve, evoluojnë për të rezistuar, duke shkaktuar “superbugs” – baktere që janë të vështira ose të pamundura për t’u trajtuar me ilaçet ekzistuese, theksohet në deklaratën e organizatës.

“Edhe pse antibiotikët nuk do të shërojnë viruset, përfshirë këtu COVID-19, mjekët shqetësohen për infeksionet dytësore bakteriale se mund të përshkruajnë megjithatë antibiotikë për pacientët me COVID-19, ndonjëherë para se të konfirmohet një infeksion bakterial”, thuhet në deklaratë.
“Në shumicën e rasteve, antibiotikët u janë dhënë pacientëve me COVID-19 para konfirmimit të një infeksioni bakterial”, theksohet në njoftim, duke shtuar se: “Krahasuar me numrin e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 që morën antibiotikë, shumë më pak pacientë të pranuar për COVID- 19 kishin infeksione të zakonshme bakteriale”.

Baby Boo