Ministri Zemaj ka një premtim për estradën e Kosovës


Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim me përfaqësues të estradës të cilët i njoftoi se pritet të jenë përfitues në pakon ekonomike për kompensim. Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se të gjitha veprimtaritë që janë dëmtuar nga pandemia do të përfshihen në kompensim.

“Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!”, ka shkruar në fund Zemaj.
Postimi i plotë:

Në takim me estraden, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u kujdesur me tërë mundësitë që të pengojmë sëmundjet, para shërimit. Të tilla janë edhe masat anti covid.
Ato vendime, janë jo çdo herë të lehta, por domosdo duhet respektuar.

Sigurisht, rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.
Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim.

Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!
Secili të japim maksimumin për ta lu*ftuar virusin.

Baby Boo