Ja sa ndërtime pa leje janë dhënë për një muaj në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i lejeve për ndërtim në krahasim me muajin dhe vitin paraprak.
“Gjatë muajit maj të vitit 2022 janë dhënë 323 leje ndërtimi, që është për 7.7 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti, duke sqaruar që vlerë e përgjithshme e këtyre objekteve do të jetë 4 305 833 000 denarë, apo 23.3 përqind më shumë se maji i kaluar.

Nga 323 lejet e dhëna, 123 janë për rekonstruktim, ndërsa 146 për ndërtime të larta. Në 147 objekte, investitori është person fizik.
“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 510 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 49 178 metra katror”, raportoi Enti. Më së shumti leje janë dhënë në Gositivar (38), Strumicë (24), Kumanovë (20), Bërvenicë (16), Veles (12), etj.

Baby Boo