Ministri Shaqiri u takua me Dominik Leroj, anëtare e KD të Dojçe Telekomit


Gjatë qëndrimit në Barcelonë, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Komunikime Elektronike, Jeton Akiki, zhvilluan takim me Dominik Leroj, anëtare e Këshillit Drejtues të Dojçe Telekom.

“Gjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të përbashkët mes MSHIA-së dhe Telekomit, shërbime dhe projekte të reja të Telekomit për qytetarët tanë dhe projekte të planifikuara për investime të reja, përmirësimin e infrastrukturës së komunikimit digjital, teknologjitë e reja si 5G, SmartCity, zgjidhje për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe ekosistemit digjital si tërësi, si dhe ndihmën e mundshme që Telekomi do ta marrë nga institucionet publike me qëllim të realizimit të këtyre projekteve”, thuhet në kumtesën e MSHIA.

Baby Boo