Ministri Osmani me trotinet elektrik promovon diplomacinë e gjelbër


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, promovoi trotinetët elektronik, që do t’i shfrytëzojnë të punësuarit e MPJ-së, si shembull për sjellje të përgjegjshme ndaj ambientit jetësor dhe problemit me ndotjen e ajrit, ku mes tjerash theksoi se diplomacia e gjelbër- normaliteti i ri.

Përdorimi praktik i këtij lloji të mjeteve transportuese është i qartë me një shukim të thjeshtë të lokacioneve të institucioneve shtetërore, me ç’rast menjëherë vërehet se në diametër prej 1-2 km ndodhen 90% e tyre, të cilat çdo ditë kanë bashkëpunim, takime dhe koordinime. Duke u nisur nga këto fakte, për destinacione të këtilla të shkurtra ditore, duhet të përpiqemi që sa më shumë që mundemi dhe aq sa na e lejojnë rrethanat, të përdorim biçikletë, trotinet elektrik. Përmes shembujve të tillë, ne e ndihmojmë veten tonë, do t’iu lirojmë hapësirë ​​të tjerëve, do t’i ndihmojmë mjedisit dhe natyrës, për të pasur një mjedis më të pastër jetësor, thonë nga MPJ.

Baby Boo