Ministri jashtëm rus Lavrov në Ankara: ja plani për t’u liruar nga bllokada amerikane


Sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Turqisë dhe Rusisë janë pjesë e një “politike të paligjshme”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Ankara.

“Forcimi i sanksioneve shihet si një lëvizje të paligjshme, diktuar nga dëshira për të dominuar gjithçka dhe kudo dhe që diktojnë vendimet politike në politikën botërore pa u konsultuar me askënd”,shtoi Lavrov në konferencën për shtyp me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

Lavrov gjithashtu vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po përdorin sanksionet për të përfituar padrejtësisht në tregtinë botërore.

Lavrov vuri në dukje se Rusia është duke marrë në konsideratë një tregti me monedhat kombëtare të Turqisë dhe vendeve të tjera, përfshirë Kinën, në mënyrë që siç tha ai “bashkërisht të lirohemi nga këto bllokada të paligjshme”

Baby Boo