Ministri i Shëndetësisë në këtë shtet rezulton me koronavirus


Ministri i Shëndetësisë së Afganistanit, Ferozudin Ferozz, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, COVID-19.

“Isha duke shfaqur simptoma të lehta nga koronavirusi. Pas këshillës mjekësore bëra testin dhe dola pozitiv. Deri të enjten e ardhshme do të vetizolohem në shtëpi”, shkroi ai në Twitter.

Ferozz bëri të ditur se nga java e ardhshme nëse nuk i përkeqësohet gjendja do të kthehet në zyrë.

Derisa, numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusëve në Afganistan arriti në 3 563, ndërsa ata që humbën jetën arritën në 106.

Baby Boo