Ministri i brendshëm: Nuk do të aminstohet askush nga krimi

Me të vërtetë mendoj se pas shumë viteve të stagnimit në një vend, tani është periudha në të cilën qytetarët kanë mundësi historike për të ndihmuar Maqedoninë, për të ndihmuar veten e tyre, për të ndihmuar njerëzit tanë dhe fëmijët e tyre dhe të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Baby Boo

Ai vlerëson se Republika e Maqedonisë do të ketë prosperitet ekonomik dhe Republika e Maqedonisë do të ketë të njëjtat vlera, si qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtoi se askush nuk duhet të pengojë këto procese në këtë kohë. Të gjithë qytetarët duhet të bashkohen së bashku në këtë betejë për përmbushjen e interesave kombëtare, dhe kjo është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Nga kjo pikëpamje mendoj se politikanët duhet të kenë përgjegjësinë më të madhe. Përgjegjësia më e madhe duhet të jenë ata që janë pozicionet më të larta dhe nga ky aspekt unë i bëj thirrje Ivanovit të nënshkruajë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare, për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë për të ecur përpara dhe për të treguar se është për të ardhmen e këtij vendi dhe për të ardhmen e brezat tanë”, tha Spasovski.

Në fund ai shtoi se nuk do të ketë amnisti për askënd dhe se duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë dhe të gjithkush të përgjigjet për veprat e bëra.

Restorant Lumare