Gani Koci i quan “gropa septike që duhet mbyllur me beton” disa personalitete


Ish-Zëvendësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci i ka quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë. “Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, thuhet në postimin e Kocit ku ka qenë e bashkëngjitur edhe një fotografi me personalitetet që ka përmendur.Në fotografi shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

Një postim i tillë ishte fshirë nga llogaria e Kocit, ndërsa para pak minutave ai ka postuar sërish.“Jurishnikët udbash e VV-istë ma fshin statusin që kisha bërë për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë! Ato duhet, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton! Shumë po kundërmojnë!”, është postimi i njejtë në përbërje vetëm pa fotografi.

Baby Boo