Ministri Hoxha vizitoi rajonin e Prespës, bisedon me fermerët


Ministri i Bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arjanit Hoxha, ka vizituar rajonin e Prespës, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosarevski, transmeton TetovaSot.
Ministri Hoxha përmes rrjetit Facebook njoftoi:

“Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosarevski, vizitova rajonin e Prespës i cili u godit nga moti i keq ditë më parë dhe në vend pash dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Në një bisedë me fermerët e dëmtuar, arritëm në përfundim se dëmi do të kishte qenë shumë më i madh pa ndërhyrjen e “avionëve” që ndalojnë rreshjet e fuqishme dhe ndërhyrja e tyre ka parandaluar ndonjë katastrof më të madhe. Komuna e Resnjës së fundmi shpalli Thirrje Publike për fermerët në zonat e të cilave kanë pësuar dëme për t’i raportuat ato. Komisioni komunal tashmë është duke mbledhur dokumentacionin e nevojshëm.
Pas përpunimit të të dhënave, raporti do t’i paraqitet Komisionit Shtetëror për vlerësimin e dëmëve.”

Baby Boo