Latifi: Krali e ka themelu Medresenë, Tito Bashkësinë Islame


Profesori universitar, Blerim Latifi, ka deklaruar se Josip Broz Tito, ish-presidenti i ish-Jugosllavisë, e kishte themeluar Bashkësinë Islame në Kosovë.

Tito iu ka bë një shërbim të madh, e ka themelu Bashkësinë Islame të Kosovës në vitin 1951, Tito ju ka përkrah masivisht. Tito ju ka përkrah institucionalisht. Mos i hini në hak Titos e as Kralit, në vitin 1919 ia ka themelu medresen”, ka thënë Latifi në Pressing të T7, pas një deklarimi të Abdullah Klinakut nga ”Demokracia Konservatore”.

Më pas erdhi përgjigja e Klinakut, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ateist në rilindjen kombëtare shqiptare.

Rilindasit e mëdhenj asnjë nuk e ka mohuar identitetin, cili rilindas ka qenë ateist. Ata e kanë kriju identitetin kombëtar dhe identitetin”, ka thënë Klinaku.

Baby Boo