Ministri Hoxha partner me milionerin shqiptar Gjergj Luca?!


Arjanit Hoxha, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërava, që nga marrja e postit është shumë aktiv në teren, në takim me bujqit, duke dëgjuar nga afër problemet me të cilët përballen bujqit. Hoxha njihet si një person që ka qenë i përqendruar në sferën e biznesit të peshkut.

Siç mësohet ekskluzivisht nga e përditshmja maqedonase “FOKUS” Ministri Hoxha është partner biznesi me milionerin e njohur nga Shqipëria, Gjergj Luca. Gjergj Luca në Shqipëri njihet edhe si njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama. Ditë më parë ministri Hoxha gjatë një vizite në Shqipëri nënshkrii memorandum bashkëpunimi me homologun e tij, Bledi Cuçi, ai gjithashtu realizoi një takimi në Elbasan në qendren biznesore të Gjergj Lucës të quajtur “Fish City”,

Kompania shqiptare “Rozafa” operon edhe në Maqedoninë e Veriut ku sipas të dhënave në regjistrin qendror si bashkëpronarë paraqiten ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha dhe biznesmeni Gjergj Luca.

Baby Boo