Ministri Fazliu refuzon të dorëhiqet


Ministri aktual i vetqeverisjes lokale Sulejl Fazliu sipas burimeve nga Parlamenti ka refuzuar të jep dorëheqje që të lehtësojë procedurat për rekonstruimin e qeverisë, Fazliu është në listën e gjashtë ministrave që Zaev propozon të shkarkojë e për këtë e nevojshme është 61 deputet në Parlament.

Ndërkohë që sot pasdite ka dhënë dorëheqje një ministër kurse pritet që nesër këtë ta bëjnë edhe Dragan Tevdovski, Zoran Shapuriq, Lupco Nikolovski ndërsa Asaf Ademi këtë e ka bërë që në 6 maj.

Ende mbetet e paqartë dorëheqja e Fazliut pasiqë partia e tij ka reaguar që i është marrë ky resor dhe në vend të tij të ulet kreu i LDP Milevski.

Baby Boo