Personi Ridvan Zekirovski nga fshati Haraçinë, me banim në Hasanbeg raportohet i humbur tashme 15 ditë.


Personi në fjalë tashmë i humbur, më date 19.06.2018 ora 17:50 ka udhëtuar nga aeroporti i Shkupit për në Frankfurt të Gjermanisë, nga ajo ditë Zekirovski nuk ka arritur te kontaktohet as nga personi i cili do ta priste atë në Frankfurt, raporton Pa Censurë.
Familja e te humburit tashmë nga ajo dite nuk ka asnjë informacion se ku dhe çka mund te i kishte ndodhur me Ridvanin.
Familjarët kanë disa ditë që trokasin nëpër dyert e policisë, burgjet dhe institucionet e Maqedonisë por pa asnjë përgjigje.
Familjarët nuk dinë dhe nuk kane kurrfarë mundësie se si të kontaktojnë apo te kërkojnë ndonjë ndihme nga shteti, me raportimin e tyre në Pa Censurë kanë shpresë se dikush nëse e ka parë ose takuar Ridvanin në kontaktojë për ta ndihmuar këtë familje!
Personi i humbur: Ridvan Zekirovski i lindur me 20.04.1987
Prindi: Baki Zekirovski