Ministri e Brendshme po heton ndërtimin e objektit te qendra tregtare Mavrovasja


Ministria e Brendshme, përmes Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik, po heton ndërtimin e paligjshëm në vendin ku gjendej kafeneja “Fontana” tek qendra tregtare Mavrovasja. Do të përcaktohet nëse ka elementë të veprës “Ndërtim i paligjshëm”. Policia informoi me shkrim prokurorinë për aktivitetet e ndërmarra.

MPB

“Njësia e Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik vazhdon të marrë masa dhe aktivitete në koordinim dhe nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Shkupit, dhe pas përfundimit të aktiviteteve dhe kompletimit të dokumentacionit do të paraqesë një parashtresë adekuate pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, për të cilën publiku do të informohet në mënyrë plotësuese.”

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, sot paralajmëroi se nga Qeveria e re do të kërkojë komunat t’i miratojnë Planet e detajuara urbanistike dhe të lëshojnë vendime për ndërtime, por inspektorati i ndërtimtarisë të jetë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Sipas tij, obligimi i prishjes së objektit të paligjshëm te Mavrovasja është vetëm nën kompetencën e komunës së Çairit.

“Mendoj se ligji është shumë i qartë. Në këtë variant komuna e Çairit është e obliguar ta largojë objektin e paligjshëm, pavarësisht a dihet apo jo ndërtuesi i objektit”- deklaroi Petre Shilegov, kryetarë i Shkupit.

Komuna e Çairit përmes mediumeve publike e kërkon investitorin e objektit para Qendrës Tregtare Mavrovasja, në mënyrë që ai vetë ta prishë objektin. Nëse nuk e prishë në dy ditët e ardhshme, këtë obligim e merr komuna e Çairit. Për këtë qëllim është shpallur tender për prishjen e objektit, ndërsa cila kompani do ta prishë do të mësohet në muajin gusht.

Baby Boo