PDSH në Njësinë 2 garon me kandidat nga Sllupçani dhe Likova


Edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit në zgjedhje do të garojë e vetme, ndërsa më 12 mars, në Konventë partiake do ti bëjë të ditur emrat e bartësve të listave dhe kandidatët për deputetë.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së partisë, është diskutuar për listat e kandidatëve për deputetë dhe janë vendosur principet, parimet. Mënyrë e kandidimit, procedura nëpër nëndegë dhe degë dhe në fund përfundimisht sipas ingerencave që kam unë me statutin e partisë, dhe është vendosur që renditjen përfundimtare ta bëjë unë si kryetar partie. Por pa diskutim se këtë do ta bëjë me strukturat e partisë dhe me kryetarët e degëve. Ditën e enjte, në Konventën solemne të PDSH-së do ti shpalosim listat përfundimtare për deputet”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Duke ju përgjigjur deklarimeve të eksponentëve të koalicionit BESA-LSDM se do të jenë fitues në Njësinë gjashtë zgjedhore, Thaçi tha se ai dhe partia e tij do ta fitojnë këtë koalicion në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

“Ka ndryshuar terreni. Jam i sigurt se bindshëm do ti fitojë LSDM-në dhe BESËN në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Koalicioni parazgjedhor me një parti maqedonase pa i zgjidh problemet fundamentale në raport mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nuk ka kuptim”, theksoi për KOHA, Thaçi. Siç mëson KOHA, bartës liste në Njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë vet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa në Njësinë e parë zgjedhore pritet të garojë me një figurë të re politike. Ndërsa në Njësinë e dytë zgjedhore, PDSH do të garojë me figura të reja politika nga Sllupçani dhe Likova, ndërsa i treti në listë do të jetë një kandidatë nga Çairi. PDSH, listë të kandidatëve për deputetë do të ketë edhe në Njësinë e pestë zgjedhore.

Baby Boo