Ministri Dimitrov shtrëngoi duar në Serbi! A duhet të shkojë në karantinë? (VIDEO)


Nikolla Dimitrov është ministri i dytë i cili në kulmin e pandemisë globale të koronavirusit udhëtoi jashtë Maqedonisë për vizitë zyrtare. Dje ai ishte në Nish, në takim me homologun e tij serb Ivica Daçiq. Para se të largohej, sipas protokollit të qeverisë për udhëtim jashtë vendit, ai nënshkroi deklaratë se do t’i respektonte rekomandimet, përfshirë edhe atë kryesorin – “ndalimin e përshëndetjes me dorë”. Por, Dimitrov edhe pse e dinte protokollin dhe rekomandimet, ai përsëri u përshëndet me dorë.

Protokolli parashikon edhe disa rekomandime të tjera, përveç ndalimit të rreptë për përshëndetje me dorë.

Protokolli shtetëror për hyrje dhe dalje nga shteti:

Mbajtja e maskës mbrojtëse

Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve

Distanca fizike nga 1.5 në 2 metra

Por, pamjet nga mediat serbe tregojnë se Nikolla Dimitrov nuk mban maskë në sallën ku ka takim me Daçiqin. Duket se nuk ka as distancë minimale prej 1.5 metrash midis atyre që ulen në anën e tij të majtë dhe të djathtë. Pamjet tregojnë se në sallë janë të paktën dhjetë njerëz.

E pyetëm Qeverinë nëse Ministri i Punëve të Jashtme i është përmbajtur në përpikëri protokollit dhe nëse ka bërë ndonjë gabim, a do ketë sanksion apo vetë-izolim?

Qeveria:

“Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, së bashku me delegacionin, përfshirë shoferët dhe sigurimin, e respektuan protokollin qeveritar për udhëtime jashtë vendit, si dhe masat e kujdesit brenda dhe jashtë vendit në lidhje me çështjen në fjalë.

Për më tepër, Qeveria informon se gjithë delegacionit i është bërë PCR test dhe të gjithë ishin negativë. Prandaj, askush nuk është dërguar në karantinë shtetërore ose vetë-izolim. Ndryshe, inkubacioni për Covid-19 zgjat disa ditë.

Baby Boo