Ministri Çulev reagoi pasi Qeveria i shfuqizoi vendimet e tij


Naqe Çulev, Ministri I punëve të brendshme në RMV ka reaguar pasi nga Qeveria i janë shfuqizuar rreth 89 vendime.

“Duke i pasur parasysh dispozitat e theksuara, me Vendim të Qeverisë mund të shfuqizohet rregullore apo akt të Ministrisë, që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin, dhe nuk mund të shfuqizohet vendim konkret për risistemim të punëtorit sepse të njëjtat nuk janë rregullore dhe nga këto arsye nuk mund të shfuqizohen nga Qeveria. por shfuqizohen me procedurë përkatëse nga marrëdhënia e punës. Në interes të rregullave ligjore, nevojitet të veproni vetëm dhe jashtëzakonisht në pajtim me të njëjtat”, theksohet në njoftimin e ministrit Çulev.

Çulev theksoi se vendimi i tillë është i jashtëligjshëm, dhe gjithë kjo po bëhen me qëllim që Ministria e punëve të brendshme të bëhet jofunksionale.

Ndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme në Ohër ka miratuar vendim për shfuqizimin e 89 vendimeve për emërime të cilat i ka miratuar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev më 6 dhe 7 shkurt të këtij viti./Portalb

Baby Boo