“Kam babain në gjendje të rëndë”, rrëfehet hajduti i postës në Tiranë: Nuk gjeta mënyrë tjetër


Ordis Molla është 27-vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës grabiti një postë private te rruga ‘5 Maji’ në kryeqytet.

I riu i cili tani është arrestuar ka treguar edhe motivin e kësaj grabitje të armatosur që kreu. Ai ka deklaruar se grabitjen e ka kryer pasi kishte babain sëmurë, i nevojiteshin para dhe kjo ishte mënyra e vetme që mund t’i siguronte.

Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private.

Rikujtojmë se 27-vjeçari me anë të një thike kërcënoi punonjësin e një poste private në kryeqytet dhe i mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Molla do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Baby Boo