Ministri Çulev në Tetovë për të mbikëqyrur zbatimin e orës policore


Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Naqe Çulev ka qenë sonte në Tetovë për të vizituar zyrtarët e policisë në disa pika kontrolli të qytetit. Ai foli me ta për të ndërmarrë veprime për të kontrolluar zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes të miratuar nga ana e qeverisë.

“Tani, më shumë se kurrë, është e rëndësishme t’u besojmë zyrtarëve të policisë, t’i mbështesim ata dhe të bashkëpunojmë me ta, sepse ata janë njerëzit që kanë detyrë të vështirë dhe të përgjegjshme. Ata kanë për detyrë nga veprimet që ndërmarrin të japin kontribut personal dhe të qëndrojnë përpara detyrimit që u është besuar atyre, që është për të mbrojtur të gjithë kombin nga armiku i padukshëm që lufton shtetin dhe tërë botën. Unë si ministër i Punëve të Brendshëm, jam i bindur që këtë e bëjnë me gjithë zemër”, theksoi Çulev.

Ai i vizituar policët e stacionuar te Universiteti i Tetovës dhe te sheshi i qytetit.

Baby Boo