“Kam vetëm pak ditë jetë…” prezantuesja e lajmeve jep lajmin e hidhur


Prezantuesja e lajmeve në BBC Radio 5 Live, Rachel Bland, e cila ka kancer të pakurueshëm, zbuloi në rrjetet sociale se ka vetëm pak ditë jetë.

40-vjeçarja u diagnostikua me kancer gjiri në Nëntor të 2016-s.

Muajin e shkuar ajo tha se ishte në luftë me kohën për të publikuar një libër kujtimesh për djalin e saj 2 vjeç, Freddie dhe se besonte se kishte “më pak se një vit” jetë.

Prezantuesja drejton programin radiofonik “You, Me and the Big C”, sëbashku me Deborah James dhe Lauren Mahon.

Në një postim në Twitter të hënën, 40-vjeçarja tha se dyshja do të vijonte drejtimin e programit.

“Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, shkruajti Bland.

Lajmin e hidhur e përcolli edhe vetë BBC në një shkrim të botuar këtë të hënë.